Telegrafi

Santos fton Ronaldon për dy ndeshjet e radhës së Portugalisë, thotë se Juventusi nuk ka treguar që lojtari ka lëndim

Fernando Santos e Cristiano Ronaldo. (Foto: Dan Mullan/Getty Images)

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është një nga 25 lojtarët e thirrur nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos për ndeshjet kualifikuese në Euro 2020 kundër Lituanisë dhe Luksemburgut.

Trajneri 65-vjeçar Portugez foli edhe për ftesën drejt Cristiano Ronaldos.

“Unë nuk i dëgjova fjalët e Sarri, i lexova në gazeta, por nuk më dhanë sugjerime të tjera”.

Fernando Santos e Cristiano Ronaldo. (Photo by Ian Walton/Getty Images)

“Gjëja e rëndësishme është që të gjithë lojtarët që do të jenë me ne janë të gatshëm të japin më të mirën”, ka thënë Santos.

Sulmuesi 34-vjeçar sipas fjalëve të trajnerit Sarri, ka pasur një dëmtim të vogël të gjurit gjatë gjithë fillimit të këtij sezoni.

Kjo ishte arsyeja pse ai u zëvendësua në fitoren 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/