Telegrafi

Santianës i kumtohet lajmi se partneri i saj ka refuzuar t’ia dërgojë një mesazh

Pas gjithë atyre ngjarjeve të tensionuara për shkak të raportin mes Santianës dhe Bucit, e pasi i erdhi e dashura ta takojë, edhe Santianës iu kumtua një lajm.

Drejtuesja e këtij spektakli, Jonida, i jep një lajm jo fort të këndshëm Santianës.

“Për të qenë transparent deri në fund, gjithashtu edhe partneri yt ka pasur mundësinë që të shprehet dhe të japë mendimin e tij për të gjithë këtë histori.” – u shpreh fillimisht Jonida drejt Santianës.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tutje ajo vazhdoi: “Dhe duke qëndruar në kokntakt me të, ai do të të dërgonte një letër ty, dhe deri dje ishte në rregull me këtë gjë, por sot ka ndryshuar mendje, dhe nuk e ka dërguar letrën më vjen keq, a ke diçka për të thënë, a ke diçka për të thënë?”

“Jo nuk kam çka me thanë” – ishte përgjigjja e Santianës. /Telegrafi/