Site icon Telegrafi

Santiana shfaq dyshime se Buci e kishte planifikuar me Veronën lojën me të, por ai e mohon

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi, kanë rikthyer sërish në vëmendje raportin e tyre.

Në këtë mes është përfshirë edhe partnerja e Bucit, Verona, me një pyetje që iu bë nga bukuroshja gjakovare.

Ajo tha se mos e ka bërë ndonjë plan me Veronën për lojën që ka zhvilluar me të.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mua po më intereson, a e ke dit ti që unë kam me hy edhe e ki bo këtë me plan se ti nëse e kishe ditur që gruaja jote ka reaguar ashtu akoma pa hy na brenda, ti kurrë nuk kishe guxuar ta bëje atë lojë”, iu drejtua Santiana, Bucit.

Lexo po ashtu Reagimi i banorëve kur në spektakël kuptuan se HEB'S ka sjellur ushqime për ta

“Unë kam hyrë këtu për të guxuar”, u përgjigj ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana mes tjerash shtoi: “Nuk kishte guxuar dhe është normale se grua e ke tek e fundit. Po ti gjithë atë diskutim e ke bërë për mua. Ajo mua më paska njohur”.

Ajo krejt në fund tha: “Kjo po më intereson mua, se ti më the që ajo të ka njohur mirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version