Personazhet VIP të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në rrjetet sociale.
Së fundmi, Santiana është treguar e ashpër me një nga djemtë e shtëpisë.
Më saktësisht, ajo ka shprehur revoltën e saj për Blerandon, i cili në një moment duke e ka shfrytëzuar tualetin e femrave.
“Jam shume e ndjeshme dhe s’dua të marr ndonjë infeksion për shkak të tij”, ka thënë Santiana.
Ndërkohë, teksa i tregonte Brikendës – ajo tha se këngëtari e bëri këtë veprim ani pse dy tualetet e meshkujve ishin të lira.
Përndryshe njëri prej të nominuarve që janë: Brikenda, Shqipja, Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi dhe Ylli Dervishi, do të lërë shtëpinë mbrëmjen e së premtes. /Telegrafi/