Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, po shijon disa ditë të mira pushimi.
Si destinacion ka zgjedhur jugun e Shqipërisë, i preferuar tashmë thuajse nga të gjithë të rinjtë.
Modelja nga Gjakova me këtë rast ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, duke treguar linjat trupore.
Ajo shfaqet me një palë bikini ngjyrë të verdhë, ndonëse ka mahnitur me paraqitjen.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë edhe reagimet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Santiana gjatë kohës sa ishte në BBVK ka qenë shumë e komentuar, si për gjestet brenda ashtu edhe për mënyrën se si e zhvilloi lojën. /Telegrafi/