Site icon Telegrafi

Santiana Maloku e thekson sërish: Nuk kam ndjenja për Bucin

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana Maloku ka folur sërish për raportin e saj me banorin Ylli Dervishi në spektaklin e së premtes (29 dhjetor).

Kjo pasi atyre iu publikua sërish një klip, ku banorët po flisnin për veprimet e dyshes.

Pas klipit, bukuroshja gjakovare u shpreh se nuk ndjen asgjë për Bucin dhe anasjelltas.

Ajo e theksoi edhe këtë herë se ka ndjenja për personin jashtë, pasi ka zbuluar se ka partner.

Lexo po ashtu "Kur del i kërkon falje babait tim, ke thënë të kam ngacmuar seksualisht" - Lumi debaton me Lindën

“Unë kam ndjenja për personin që e kam jashtë, edhe Buci ka ndjenja për personin që e ka jashtë”, u shpreh ajo.

Konkurrentët më pas shprehën mendimet e tyre në lidhje me atë që kanë parë te dyshja.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodh në vazhdim mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version