Telegrafi

Santiana Maloku e prerë në raportin me Bucin: Nuk kam ndjenja për të, e kam vetëm shok

Është përfolur si brenda edhe jashtë shtëpisë për raportin e Bucit me Santianen gjatë këtij spektakli, pasi ata të dy dita-ditën shfaqeshin më të afërt me njëri-tjetrin.

Pasi u prezantua klipi, në të cilin dolën pamjen e dy banorëve, ku dukeshin të ishin më shumë se shokë, Besi dhe Santiana japin komentet e tyre rreth kësaj çështjeje.

I pari e fillon Buci i cili thotë: “Unë kam ardhë këtu për me lujtë, edhe jam tu vazhdu ashtu. Mes neve nuk ka hala kurgja, se di a ka me pasë. Une kam hy këtu si lojtar, në krejt mënyrat me m’pa publiku, dhe kam me vazhdu ashtu.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas Bucit, Santiana shprehet duke kundërshtuar që ata të dy kanë diçka mes vete: “Edhe unë jam këtu për me lujtë, njëjtë sikurse Buci. Bucin e kam shok nuk ka kurgjo, nëse ka diçka unë kallëzpj nuk më vjen marre, por krejt e dini që unë e kam një lidhje jashtë, edhe kam qef me e rujtë atë lidhje. Personi me të cilin jam, e di kush jam unë, e di pse jam këtu, unë jam në lojë.”

Ndëersa të dy nga banorët nuk pajtohen që i kanë tejkaluar limitet e shoqërisë, duke e mohuar që janë në lidhje. /Telegrafi/