Telegrafi

Santiana eliminohet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova

Santiana Maloku është eliminuar në gjysmëfinalen e edicionit të të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo rezultoi më pak e votuara në televotimin javor, ku të nominuar ishin shtatë banorët e mbetur.

Të premten kishte gjithsej tri eleminime, pasi vetëm katër ishte numri i finalistëve fatlumë të këtij edicioni.

Foto: Big Brother VIP Kosova/Instagram

Bukuroshja nga Gjakova qëndroi për plot 98 ditë në shtëpinë më të famshme në vend, duke shkaktuar shumë dinamike dhe duke treguar një karakter mjaft të fortë.

Ajo ka qenë veçanërisht e përfolur për relacionin e saj me konkurrentin Ylli Dërvishi (Buci), i cili gjithashtu ishte një konkurrent mjaft i fortë që u eliminua pak javë para finales. /Telegrafi/