Banorët e Big Brother VIP Kosova, Santiana dhe Lumbardhi derisa po qëndronin në oborr kanë debatuar ashpër.
Lumbardhit nuk i kanë pëlqyer sjelljet e Santianës ku i ka thënë se ‘është si burrë’.
Por, nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Santianës, e cili i është kthyer me zë të lartë duke i thënë se është më burrë se plot burra këtu.
“Jam më burrë se plot burra këtu dhe jam e lumtur për këtë, se nuk ka pas burrë me më rritë, jam rritë vet”, ka thënë Santiana e revoltuar.
Debati i tyre ka vazhduar përgjatë gjithë ditës, ndërsa nuk ka munguar ndërhyrja e disa banorëve të tjerë.
Ndërkohë, një prej banorëve që janë në nominimi pritet të eliminohet këtë të premte. /Telegrafi/