Site icon Telegrafi

Santiana e mohoi gjatë spektaklit, Ganiu Gërmia publikon videon kur ajo e kishte sharë me familje brenda shtëpisë së BBVK

Gazetari dhe humoristi Gani Gërmia ishte prezent në studion e spektaklit Big Brother VIP Kosova, për të folur për herë të parë pas eleminimit.

E teksa i sqaroi gjërat me dy opinionistët, Ganiu pati disa sqarime edhe me disa prej banorëve brenda shtëpisë – një prej të cilëve ishte bukuroshja Santiana Maloku.

Ai në një formë ironike i dërgoi të fala nga nëna e tij, duke i thënë “të fala ke nga nëna ime që e ke sharë”, në kontekstin që e kishte sharë me rob brenda shtëpisë.

Santiana e çuditur i tha “Unë të kam sharë me rob ty?”, gjersa vazhdoi të insistonte se nuk i kujtohej ta ketë bërë një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Santiana qan me dënesë në shtratin e saj, nuk i tregon askujt se çfarë ka

Tani pas daljes, Gani Gërmia ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një video, e cila dëshmon momentin kur bukuroshja gjakovare njëmend e kishte sharë Ganinë me familje.

Santiana përndryshe këtë javë gjendet para një nominimi të fortë mes dy konkurrentëve shumë të fortë brenda shtëpisë si Buci dhe Blerando.

Lexo po ashtu Santiana rrëfen sfidën me kancerin në moshën 18-vjeçe, sëmundje që e trashëgoi nga nëna e saj: Çfarë s'kemi hequr për t'i gjetur paratë

Njëri prej të treve largohet përfundimisht të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version