Barcelona është mposhtur në Camp Nou me rezultat 2-1 nga Celta Vigo në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Ishte minuta e 28-të, kur Lionel Messi pranoi një asistim nga Sergio Busquets, për të shënuar me kokë.
Por, mysafirët i barazuan shpejtë shifrat në 1-1 me golin e Santi Minas (38’), nga një shërbim fantastik Iago Aspas.
⏱️ 37' | GOLAAAAAAAAAAAAAAAAZO DE SANTI MINA! NA PRIMEIRA QUE TIVEMOS! VAMOOOOOOOOOOS!
BAR 1-1 CEL#BarçaCelta #SempreCelta pic.twitter.com/K298EJi2yR
— RC Celta (@RCCelta) May 16, 2021
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Në minutën e 83-të, Cristian Lenglet e mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga takimi.
⏱️ 88' | DE NOVOOOO! SANTIAGO MINAAAAAAAAAA! VAMOOOOOOOOOOOOOS!
BAR 1-2 CEL#BarçaCelta #SempreCelta pic.twitter.com/Y77YwPmvH5
— RC Celta (@RCCelta) May 16, 2021
Kur po kalonte minuta e 89-të, Santi Mina përmbysi shifrat për 2-1, duke i dhënë fund shpresës së Barcelonës për titull.
Pas javës së, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 76 pikë, dhe gara për titull është tani vetëm mes Atletico Madridi me 83 dhe Real Madridi me dy më pak. /Telegrafi/