Yaya Sanogo ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali pas skadimit të kontratës në fund të këtij muaji.
Sulmuesi francez kaloi në Emirates Stadium nga Auxerre para katër vitesh, por ka dështuar të bëhet lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Arsene Wenger.
Gjatë këtyre viteve, ai ka luajtur vetëm në 20 ndeshje konkurruese dhe ka shënuar vetëm një gol.
Sanogo është huazuar katër herë gjatë kohës sa ishte te Arsenali, ndërsa ka thënë se nuk e fajëson trajnerin që nuk e ka angazhuar më shumë.
“Aventura përfundon. Ndoshta nuk kam bërë gjithçka që duhet për ta imponuar veten”.
“Mirëpo, Wenger është një menaxher i shkëlqyer dhe më ka mësuar shumë”, ka thënë 24-vjeçari për L’Equipe. /Telegrafi/