Site icon Telegrafi

Sanksionet e BE-së do të godasin edhe vajzat e Vladimir Putinit

Wall Street Journal raporton se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian, do të kenë për objektiv edhe vajzat e presidentit rus Vladimir Putin.

Laurence Norman dhe Ann M Simmons kanë shkruar se Bashkimi Evropian ka propozuar sanksione për vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, gjithmonë duke u bazuar në deklaratat e diplomatëve që janë të mirinformuar me këto veprime, një lëvizje që do të rriste listën e rrethit të ngushtë të familjes së liderit rus – që është ballafaquar me sanksionet e perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rusia dërgon ushtarë mbi 60-vjeç të luftojnë në Ukrainë, po u jep pushkë të prodhuara në shekullin XIX

“Putin kurrë nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza me ish-bashkëshorten Lyudmila Putina”, thuhet ndër tjera në tekstin e WSJ.

Megjithatë nuk dihet nëse Putin ka fëmijë tjerë, por ajo çfarë dihet është se sanksionet e reja kundër Putinit do të godasin drejtpërdrejt vajzat e tij. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version