Sberbank Europe pjesë e Sberbank të Rusisë do të mbyll aktivitetet e saj në Evropë.
Duke iu shitur kredi bankave të tjera, Sberbank Europe, e cila operonte nën një licencë austriake nga Vjena, i pagoi një shumë prej 3 milionë eurosh te Deposit Insurance Austria (ESA), gjë që kjo e fundit deri më tani ka paguar më shumë se 900 milionë euro për klientët e Sberbank.
ESA do të mbuloj depozitat e rreth 34,800 klientëve nga Gjermania, të cilët përdornin shërbimet online të Sberbank Direkt.
Banka mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të aksionarëve, më 21 prill, në të cilën u mor vendimi për shpërbërjen dhe mbylljen e degës në Evropë.
Kreditë nga Sberbank Europe janë blerë kryesisht nga banka Austriake Bawag, Anadi Bank dhe Komunalkredit, por edhe nga banka turke Deniz. Kështu, mbyllja e rregullt e Sberbank të Evropës do të kryhet deri në fund të vitit.
Sberbank Europe u fut në telashe për shkak të sanksioneve kundër Rusisë, pasi autoritetet kompetente austriake e ndaluan bankën të punonte nga 1 marsi. /Telegrafi/