Vlera e rijalit iranian edhe sot ka vazhduar me rënien e saj të madhe në krahasim me dollarin amerikan si pasojë e rritjes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Valuta shënoi një rënie në 112 mijë rialë nga vlera e djeshme që ishte 98 mijë rijalë për një dollar amerikan.
Shkalla që qeveria iraniane ka caktuar sot është 44,070 rialë në krahasim me 35,186 rialë sa ishte dje kundrejt një dollari.
Riali ka filluar të humbasë vlerën në krahasim me dollarin për një vit ndërsa ky trend negativ në Teheran është përshpejtuar nga muaji maj i këtij viti kur presidenti amerikan Donald Trump, shpalli vendimin për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare e programit bërthamor të Iranit dhe paralajmëroi sanksione të rrepta ndaj Iranit që muajin e ardhshëm.
Qeveria e Iranit javën e kaluar shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif dhe e shpall atë si një nga fajtorët për rënien e vlerës të rialit dhe gabimeve në tregun e zi e cila çoi në lehtësimin e ndikimit të valutave të huaja. /Telegrafi/