Talenti gjerman Leroy Sane ka mohuar mundësinë e largimit nga Schalke gjatë kësaj vere, por ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Barcelonën.
Sulmuesi është lidhur me një largim nga Gjermania pasi shkëlqeu këtë sezon për Schalken, duke realizuar 36 paraqitje në të gjitha garat.
Edhe pse i pëlqen të kalojë te një klub më i suksesshëm, Sanes nuk i ngutet që ta realizojë ëndrrën e tij, derisa ka konfirmuar se dëshiron të luajë jashtë Gjermanisë.
“Mendoj se sezonin e ardhshëm do të luajë te Schalke”, ka thënë 20-vjeçari për gazetën “Bild”.
“Sidoqoftë, nuk kam sekrete. Në të ardhmen unë dua të luaj jashtë diku te një klub më i madh se Schalke. Mbi të gjitha te Barça – si fëmijë e kam ditur se ajo është ëndrra ime”. /Telegrafi/