Site icon Telegrafi

Sane kërkohet nga Juventusi

Ylli gjerman i Manchester Cityt, Leroy Sane ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Juventusit.

Largimi i gjermanit nga Manchester City këtë verë duke i pashmangshëm, pasi një gjë e tillë nuk u materializua në verën e fundit në afatin kalimtar dimëror.

Sane u kërkua në dy afatet e fundit me ngulm nga Bayern Munichu, por gjermanët tani kanë një konkurrent të fortë për shërbimet e sulmuesit anësor.

Lexo po ashtu Guardiola: Largimi i Sane varet nga lojtari dhe klubi, unë nuk jam i përfshirë

Sipas mediumit italian Calciomercato, Sane tani kërkohet nga Juventusi, i cili është gati të rivalizojë ekipet e interesuara për gjermanin.

Gjigantët e Serie A janë duke u përpjekur për një lëvizje për anësorin sulmues të Manchester Cityt dhe në verë pritet të bëhet një ofertë kontrate.

Çmimi i kërkuar për gjermanin nga City thuhet se është rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version