Leroy Sane pritet të largohet nga Bayern Munich pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena.
Sulmuesi gjerman nuk konsiderohet më si një titullar i padiskutueshëm te Bayerni dhe largimi i tij në verë është shumë i mundur.
Bavarezët nuk e kanë përjashtuar shitjen e tij dhe tanimë janë në bisedime për një gjë të tillë.
Bild ka raportuar se Arsenali tanimë ka hapur bisedimet me drejtuesit e gjigantit gjerman për transferimin e Sanes në Ligën Premier.
Topçinjtë duan të kenë një repart ofensivë të fuqishëm dhe Sane është dëshira e trajnerit Mikel Arteta.
Bayerni është gati ta lejoj largimin e anësorit gjerman, por vetëm nëse vije një ofertë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/