Site icon Telegrafi

Sancho, Zaha dhe Chilwell në radarin e Chelseat

Chelsea më në fund do të ketë të drejtë të bëjë transferime dhe atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra londineze ishte ndëshkuar nga FIFA me dy afate kalimtare për shkak të shkeljes së rregullave në transferimet e lojtarëve të rinj, derisa në verën që shkoi nuk arriti të bënte asnjë të tillë.

Por, The Blues kanë fituar rastin në Gjykatën Sportive të Arbitrazhit, duke u lejuar kështu që të transferojnë lojtar në janar.

Wilfried Zaha (Foto: Getty Images/Guliver)

Chelsea tashmë ka arkëtuar mbi 200 milionë euro nga shitjet që bëri në verë dhe nga të drejtat e marketingut, e që do të tentojë t’i bëjë disa transferime në këtë janar.

Jadon Sancho

Skuadra londineze thuhet se po tenton të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, Wilfried Zahan nga Crystal Palace dhe Ben Chilwell nga Leicesteri.

Për t’i realizuar këto tri transferime, skuadrës së Frank Lampardit do u duhet të ofrojnë më shumë se 250 milionë, shumë kjo që nuk paraqet problem për miliarderin Roman Abramovich. /Telegrafi/

Exit mobile version