Telegrafi

Sancho favorizon një transferim në La Liga para Ligës Premier

Ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho thuhet së pëlqen një transferim në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sancho po shkëlqen tash e gati dy vite me fanellën e Dortmundit, duke shënuar shumë gola dhe dhuruar shumë asistime.

Forma e tij e mirë ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij duke kërkuar shërbimet e anglezit.

Lexo po ashtu Sancho pritet të largohet nga Dortmundi

Ylli i Dortmundit është duke u lidhur shumë me Manchester Unitedin, por ai thuhet se po mban jashtë këtë pistë pasi preferon diçka tjetër.

Jadon Sancho

Sipas mediumit britanik Daily Star, Sancho preferon të bashkohet me Barcelonën ose Real Madridin para kthimit në futbollin anglez.

Çmimi i lojtarit thuhet se ka shkuar shumë lartë, rreth 100 milionë euro, ndërsa pëlqehet edhe nga Liverpooli. /Telegrafi/