Telegrafi

Sanchez, zëvendësues i Moratas te Juve

Sulmuesi i Arsenalit është emri i fundit që i pëlqen skuadrës italiane si zëvendësues i Alvaro Moratas.

Sky Sport Italia kanë deklaruar se Juventus po shikon për të rekrutuar sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez si një zëvendësim adekuat për Alvaro Morata, i cili do të kthehet te Real Madridi këtë verë.

Sipas medies italiane, trajneri italian, Massimiliano Allegrit, pas largimit të sulmuesi spanjoll dëshiron të ri-investoj në një tjetër sulmues të klasit botëror, me Sanchez të preferuar para sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Kiliani ka përvojë në Serie A, duke luajtur për Udinesen në të kaluarën, dhe besohet që ndihet i inatosur me paaftësinë e Arsenalit për të konkurruar për titullin e Ligës Premier.

Oferta e parë e ‘Zonjës së Vjetër’ pritet të jetë 32 milionë, por kjo vështirë të pranohet pasi Arsenali dy sezone më parë kishte paguar afërsisht 50 milionë euro. /Telegrafi/