Site icon Telegrafi

Sanchez do të largohet nga Arsenali, ‘Topçinjtë’ vendosin çmimin e shitjes

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kiliani është në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez dhe pritet largimi i tij nga ‘Emirates’.

28-vjeçari është objektivi kryesor i Manchester City që po e kërkon me ngulm atë.

Pep Guardiola e vlerëson shumë sulmuesin e Arsenalit dhe e ka kërkuar atë edhe gjatë verës.

Sanchez pritet t’i bashkohet Pep Guardiolas te Manchester City

City kishte ofruar 60 milionë euro në verë por që u refuzuan nga Arsenali që nuk dëshiroi largimin e tij.

Tani City përsëri do të tentoj transferimin e ish-anëtarit të Barcelonës dhe ka gati 25 milionë euro.

Por sipas medieve angleze, Arsenali është pajtuar me humbjen e lojtarit dhe i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

‘The Sun’ shkruan se ‘Topçinjtë’, janë të gatshëm ta lënë të lirë në janar yllin e tyre për një shumë prej 35 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version