Telegrafi

Sanchez përfiton nga Ronaldo, mund të kalojë te Real Madridi

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është çdo ditë një pikëpyetje më e madhe.

Drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë nisur të kërkojnë pasardhësin e katër herë fituesit të “Topit të Artë”, i cili pritet të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere.

Sipas burimeve të Don Balon, Alexis Sanchez do të përfitojë nga situata duke nënshkruar me gjigantët e La Ligas.

Menjëherë pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, Ronaldo do të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij ku mund t’i lerë të lirë vendin sulmuesit anësor të Kilit.

Kujtojmë që Sanchez ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin, dhe ka paralajmëruar largim nga Liga Premier.

Kohët e fundit është raportuar se Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për shkak se është i pakënaqur në Spanjë pas akuzave për mashtrim tatimor.