Alexis Sanchez është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e së dielës kundër Bournemouth dhe tani duket i sigurt largimi nga klubi në këtë afat kalimtar.
Ditëve të sulmuesit kilian te Arsenali duket se po ju vjen fundi ora orës, pasi Sanchez pritet të largohet këto ditë nga Emirates.
Manchester Unitedi duket se ka lëvizur përpara në garën për nënshkrimin e Sanchez, me Manchester Cityn gjithashtu në kuadër.
Sipas Telegraph Sport, Djajtë e Kuq do të paguajë nga pesë deri në dhjetë milionë funte tarifa shtesë për agjentët, vetëm për të nënshkruar me Sanchezin.
Transferimi i Sanchezit në Old Trafford pritet të ndodh për shifrën e 30 milionë funteve apo rreth 35 milionë eurove.
Edhe paga që pritet të marr kiliani është shumë e lartë dhe mendohet që peshon hiç më pak se 350 mijë funte në javë.
Deri në fund pritej se Sanchez do të zgjidhte Manchester Cityn, pasi lidhej me një ri-bashkim me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola.
Megjithatë, mediumet angleze e japin të kryer transferimin e tij në United, me Jose Mourinhon që thuhet se e ka bindur Sanchezin me projektin e tij. /Telegrafi/