Telegrafi

Sanchez kthehet para kohe te Unitedi, bëhet gati për kalimin në Serie A

Alexis Snachez (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Alexis Sanchez po i ndërpret pushimet për t’u rikthyer më herët për ndeshjet parasezonale dhe shpreson që të kthehet në formë të lartë, në mënyrë që të largohet nga Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq ia kanë bërë me dije sulmuesit kilian se nuk është në planet e tyre për sezonin e ri, andaj ka filluar të kërkojë një skuadër të re për sezonin 2019/2020.

Sanchez ishte lënë në bankën rezervë edhe nga Jose Mourinho që u shkarkua në fund të viti të kaluar, por e njëjta situatë i ndodhi edhe me Ole Gunnar Solskjaer.

Forma e dobët e kilianit u përcoll edhe me disa lëndimet të rënda gjatë sezonit që lamë pas, andaj më shumë ka qëndruar jashtë fushës së gjelbër.

Manchester Unitedi nuk dëshiron ta mbajë në skuadër Sanchezin shkak i pagës së tij të lartë pre 550 mijë eurosh në javë, andaj në verë do t’i kërkojë 40 milionë euro nga shitja e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alexis Sanchez

Raportohet se ish-lojtari i Arsenalit është në bisedime me Juvetusin dhe Interin për një transferim të mundshëm në verë, por që duhet ta ulë pagën e tij. /Telegrafi/