Alexis Sanchez ka thënë se përballja me Barcelonën si lojtar i Interit në Ligën e Kampionëve do t’i sjellë atij shumë emocione.
Sulmuesi kilian ka thënë se ka vetëm kujtime të mira për Blaugranasit, mirëpo dëshiron që me çdo kusht ta fitojë atë takim.
“Kthimi në Itali ishte rigjetje e dashurisë për futbollin. Unë tashmë e njihja Conte dhe disa lojtarë zikaltër. Mendoj se klubi po hedh bazat e një të ardhmeje të shkëlqyer”, ka thënë Sanchez.
“Dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Ne jemi një ekip i mire. Si gjithë të tjerët, duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës, ndaj Barcelonës, për momentin”.
“Të shkojmë në këtë ndeshje jo vetëm sa për formalitet. Kur luaja te Barcelona, edhe një barazim shihej si humbje, duhej vetëm të fitoje. Edhe te Interi po injektohet kjo frymë nga Conte. Ne duhet të synojmë për më të lart, ndeshje pas ndeshjeje”, ka shtuar më tej kiliani.
Sanchez u transferua në formë huazimi te Nerazzurët nga Manchester United në këtë verë me të drejtë blerje, por i njohur ishte bërë në kohën e tij në Camp Nou.
Interi do tw jetë mysafir i Barcelonës në ndeshjen që zhvillohet të mërkurën e kësaj jave nga ora 21:00. /Telegrafi/