Alexis Sanchez nuk është duke kaluar momente të mira te Manchester United.
Sulmuesi kilian i ka të acaruara marrëdhëniet e tij me trajnerin Jose Mourinho dhe në ndeshjen e fundit nuk ishte grumbulluar fare.
Sanchez ka vendosur të largohet nga Old Trafordi gjatë afatit kalimtar të janarit.
29-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk do të vazhdoj më karrierën e tij tek United.
Që nga transferimi i tij në United, Sanchez ka zhvilluar 23 ndeshje në total ku ka shënuar vetëm tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Mediat angleze kanë raportuar se në garë për t’i siguruar shërbimet e kilianit janë futur pesë skuadra.
Është rivali i Untiedit, Chelsea që ka shprehur interesim për Sanchez, pasi trajneri Sarri e pëlqen lojën e kilianit.
Sanchez mund të bëjë një rikthim edhe në Spanjë ku interes ka shprehur Atletico Madrid ndërsa në Ligue 1 po kërkohet nga Monaco.
Por sulmuesin këmbëshpejtë po e duan edhe në Serie A, pasi janë Roma dhe Inter që po kërkojnë rikthimin e tij në Itali.
Besohet se United për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkon rreth 50 milionë euro, ndërsa problem mbetet paga e tij e lartë. /Telegrafi/