Telegrafi

Sanchez iu ofrua Realit në ditën e fundit të transferimeve, Zidane e refuzoi

Sipas mediave spanjolle, Zinedine Zidane hodhi poshtë mundësinë që të nënshkruajë me Alexis Sanchezin nga Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Reprezentuesi i Kilit u përpoq të shfrytëzonte një largim nga veriu i Londrës para mbylljes së afatit kalimtar të enjten, por transferimi i tij dështoi në fund.

Destinacioni i preferuar i tij mendohet të ishte Manchester City, megjithëse ai njoftohet se iu ofrua Real Madridit një ditë më vonë.

Por, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Zidane hodhi poshtë këtë lëvizje, pasi francezi është i lumtur me vijën e sulmit të klubit të tij.

Ndryshe, kontrata e Sanchezit me Arsenalin skadon në verën e vitit 2018, dhe mund të transferohet diku si transferim i lirë. /Telegrafi/