Site icon Telegrafi

Sanchez fotografohet me fanellën e Man Cityt, zyrtarizimi mendohet të jetë afër? (Foto)

Alexis Sanchez me shumë gjasë do të zyrtarizohet sot (e enjte) si futbollist i Manchester Cityt.

Sulmuesi kilian është i pakënaqur te Arsenali dhe ka kërkuar vazhdimisht largimin nga klubi, sidomos në sezonin e fundit kur dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Arsenali ka gjashtë dilema në ditën e fundit të afatit kalimtar, Xhaka dhe Mustafi në listë

Sanchez ka vetëm edhe një vit kontratë më skuadrën e Arsene Wenger dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha si Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester City të interesohen për shërbimet e tij.

Megjithatë, janë rivalët anglez të Ligës Premier, City, të cilët thuhet se kanë siguruar shërbimet e tij për një shifër prej 60 milionë euro plus pesë milionë bonuse.

Është një fotografi e cila po qarkullon në internet ajo që ka ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar sa i përket transferimit, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tij. /Telegrafi/

Sanchez me fanellën e Man Cityt
Exit mobile version