Telegrafi

Sanches pro kalimit te Milani: Nëse klubet arrijnë marrëveshje, do të doja që të takohesha me ta

Renato Sanches pritet të huazohet nga Bayern Munichu në ndonjë skuadër tjetër.

Talenti portugez u transferua një vit më parë nga Benfica te Bayern Munichu, por ai nuk ka mundur ta bindë trajnerin Carlo Ancelotti për ta inkuadruar në formacionin e parë të ekipit.

Për 19-vjeçarin ka shprehur interesim Milani që e do në huazim dhe vetë lojtari nuk ka mohuar mundësinë për t’iu bashkuar Rossonerëve.

Lexo po ashtu Milani, takim me agjentin e Diego Costas, Falcaos dhe Sanchesit

“Nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë në Munih. Natyrisht se do të doja të luaja më shumë. Prandaj edhe dua të shkoj në një klub që më garanton më shumë minuta”.

“Milani është një opsion i mirë. Nëse klubet arrijnë marrëveshje, do të doja që të takohesha me ta”.

“Jam i ri dhe më duhet të luaj më shumë. Mendoj se mundësitë i kam më të mira për të luajtur te Milani sesa këtu te Bayerni”, ka deklaruar portugezi. /KP/Telegrafi/