Renato Sanches i ka ndërprerë bisedimet me Lillen për rinovimin e kontratës dhe dëshiron të largohet në fund të edicionit.
Kontrata e mesfushorit portugez skadon në verën e vitit 2023, derisa synimi i tij është që të kalojë te Barcelona.
Sanches ishte afër kalimit te skuadra katalunase në verën e kaluar dhe në këtë afat të janarit, mirëpo aktualisht Xavi nuk e do në Camp Nou.
Strategu po shikon të nxjerr më të mirën nga skuadra aktuale dhe në verë të synojë disa ndryshime të mëdha.
Portugezi pëlqehet nga Xavi, derisa Barcelona synon të ofrojë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.
Lille kishte paguar 20 milionë euro për ta marrë nga Bayern Munichu, andaj vështirë se mund ta lejojë në këtë shumë. /Telegrafi/
❌Renato Sanches has stopped negotiations with Lille to renew the contract. #LOSC pic.twitter.com/IQyXEaVY7g
— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) January 21, 2022