Renato Sanches pritet të jetë transferimi i parë i Milanit në afatin kalimtar veror.
Mesfushri afrikan Franc Kessie është larguar si futbollist i lirë dhe Renato Sancehs është zëvendësuesi i tij.
Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me portugezin Renato Sanches dhe tashmë pritet të vijë vetëm zyrtarizimi.
Mesfushori i Lille ka pranuar të transferohet në Milano dhe shumë shpejtë pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore.
Kohët e fundit ai ia ka komunikuar zgjedhjen e tij edhe klubit francez, i cili gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Milanin për këtë transferim.
Kështu, Milani do të derdhë në arkat e Lille rreth 20 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.
Ky pritet të jetë edhe përforcimi i parë i Milanit në këtë afatin kalimtar veror, ndërsa së bashku me të pritet të vijë edhe sulmuesi belg Divock Origi. /Telegrafi/