Telegrafi

Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman ribashkohen në filmin “The Kill Room”

(Foto: Entertainment Weekly)

Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman do të udhëheqin ekipin e aktorëve në trilerin e ri, “The Kill Room”.

Lajmi për realizimin e përbashkët erdhi pas bashkimit të yjeve të filmit “Pulp Fiction” së bashku me John Travoltan në ceremoninë e 94 të ‘Oscars’.

Jackson do të luajë shefin e vrasësve, ndërsa Uma do të luajë rolin e një tregtareje arti në komedinë e errët për një vrasës që bëhet sensacion në botën e artit.

(Foto: Archyde)

“Unë jam përjetësisht mirënjohëse për të dy që ranë dakord dhe jam e emocionuar që mund ta krijoj këtë”, ka thënë regjisorja Nicol Paone.

Lexo po ashtu Dukja magjepsëse e yjeve të filmit në tapetin e kuq të "Oscars 2022"

Xhirimet e “The Kill Room” do të bëhen në New Jersey dhe në New York, ndërsa data e lansimit të filmit akoma nuk është bërë e ditur.

“Pulp Fiction”, me regji të Quentin Tarantinos nga viti 1994, mori vlerësimin e kritikëve, ndërsa Thurman dhe Samuel L. Jackson u nominuan për çmime në Academy Awards. /Telegrafi/