Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman do të udhëheqin ekipin e aktorëve në trilerin e ri, “The Kill Room”.
Lajmi për realizimin e përbashkët erdhi pas bashkimit të yjeve të filmit “Pulp Fiction” së bashku me John Travoltan në ceremoninë e 94 të ‘Oscars’.
Jackson do të luajë shefin e vrasësve, ndërsa Uma do të luajë rolin e një tregtareje arti në komedinë e errët për një vrasës që bëhet sensacion në botën e artit.
“Unë jam përjetësisht mirënjohëse për të dy që ranë dakord dhe jam e emocionuar që mund ta krijoj këtë”, ka thënë regjisorja Nicol Paone.
Xhirimet e “The Kill Room” do të bëhen në New Jersey dhe në New York, ndërsa data e lansimit të filmit akoma nuk është bërë e ditur.
“Pulp Fiction”, me regji të Quentin Tarantinos nga viti 1994, mori vlerësimin e kritikëve, ndërsa Thurman dhe Samuel L. Jackson u nominuan për çmime në Academy Awards. /Telegrafi/