Telegrafi

Samuel: E shikoj vetën te Skrinari, nuk ka favorit në derbi

Ish-mbrojtësi i Interit, Walter Samuel, ka thënë se rezultatet nuk janë befasi dhe ka emëruar Milan Skriniarin si trashëgimtar të tij.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, argjentinasi ka komentuar derbin e Milanos si një lojë të vështirë, por jo në një nivel me kualifikimet e përfaqësueses së tij.

“Tabela do të thotë se Interi do të fitojë, por nuk ka favorit në derbi. Nuk është vendimtare, por thelbësore. Do të gënjeja nëse do të thoja se është ndeshje si tjerat”.

“Interi? Nëse një skuadër merr pikë, nuk është rastësi. E vërteta është se rezultatet iu lejojnë të luani keq, sepse iu japin kohë për të punuar qetësi në kualitet e lojës”.

“E vërteta është se rezultatet ju lejojnë të luani keq, sepse ju japin kohë për të punuar me qetësi në cilësinë e lojës suaj”.

“Për Milanin është herët, kam lexuar se Montella tashmë është nën presion. Të gjithë dëshirojnë fitore, por kur ndryshoni kaq shumë, nuk është e sigurt se gjërat funksionojnë menjëherë”.

Pas kësaj Samuel u pyet se a është vështirë të luhet në Derby della Madonnina apo në kualifikimet në Kupën e Botës në Amerikën e Jugut:

“Po bëni shaka? Ato kualifikuese larg më të vështira. Së pari në Milano tifozët shkojnë në ndeshje së bashku, incidentet e dhunës janë të rralla”.

“Duke lënë këto mënjanë, a keni ndonjë ide se si është të luani në Bolivi tre mijë metra mbi nivelin e detit?”.

I pyetur se cilin lojtar në derbi e shikon më shumë që ka trashëguar cilësitë e tij, ai ka thënë:

“Më pëlqen Musacchio te Milani, por nëse duhet të zgjedh dike, ai është Skriniar. Njerëzit tashmë më kanë folur mirë për atë, ai duhet të vazhdojë rritjen, por pa u hutuar. E shikojë vetën tek ai”, ka thënë Samuel.

Kurse i pyetur se cilin mbrojtës nga Serie A do kishte dëshirë ta shikonte te Argjentina, ai ka zgjedhur Andrea Barzaglin.

“Do isha i qetë vetëm sikur dikush si Barzagli në mbrojtje. Ai është mbrojtësi im ideal: solid, i kujdesshëm dhe asnjëherë nuk është jashtë pozitës”, shtoi argjentinasi për fund. /Telegrafi/