Një javë tjetër, një tjetër thashetheme kontradiktore në lidhje me “vdekjen” ose “ringjalljen” e “linjës mitike” Samsung Fan Edition. Këtë herë, është një lajm i keq – me sa duket prodhimi i Galaxy S23 FE nuk do të ndodh.
Kjo mund të jetë e “trishtueshme”, por nga ana tjetër, i njëjti burim sjell një anë të kundërt tepër intriguese të këtij thashethemi. Kompania koreane thuhet se është duke punuar në një pajisje “Tri-Fold”, dhe se kjo pajisje ” më në fund mund të dërgohet këtë vit”.
Ky telefon premton që të jetë me nyje të dyfishtë, e palosshme me tre pjesë, e ngjashme me disa koncepte të shfaqura nga Samsung Display në CES në janar, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Nuk ka më shumë detaje për momentin, por ka kohë që një faktor krejtësisht i ri i formës iu bashkua botës së telefonave.
Ekziston edhe fakti që kjo pajisje ende përfshin palosjen, dhe kjo në thelb është një çështje e zgjidhur në këtë pikë.
Pra, ndërsa vetë faktori i formës mund të jetë i ri, fakti që është një zgjerim i një tashmë ekzistues do të thotë se këtu ekziston mundësia që ai të heqë dorë nga të gjitha çështjet e zakonshme që lindin kur diçka krejtësisht e re vjen në treg për herë të parë – është vetëm një nyjë shtesë dhe një ekran më kompleks për t’u përdorur në këtë rast. /Telegrafi/