Site icon Telegrafi

Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari, Osmani falënderon Viktor Orban për mikpritjen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot po merr pjesë në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian, në Budapest të Hungarisë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka falënderuar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban për mikpritjen.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban për mikpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani duke ia bashkangjitur postimit një fotografi nga takimi.

Ndryshe, Osmani të mërkurën udhëtoi për në Hungari për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Sipas njoftimit për media, takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest.

Ajo bashkë me liderët e tjerë do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike.

Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomik. /Telegrafi/

Exit mobile version