Telegrafi

Samir Ujkani: Fitore me karakter, te Kosova nuk vijë për pushime

Samir Ujkani (Foto: ffk-kosova.com)

Samir Ujkani ka folur pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 31-të nga Lirim Kastrati dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur portierin Ujkani.

“Kjo ndeshje ka qenë vendimtare për neve për të treguar karakter, ndaj një kundërshtari të vështirë, me të cilin kemi hasur në vështirësi edhe në Parma”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.

“Ka qenë e rëndësishme të mos pranojmë gola, ndërsa ne krijuam raste, shënuam golin dhe kemi pasur nevojë për fitore”.

“Sa herë jam me Kosovë, unë jam gati për me luajt. Nuk vijë për Kosovën për pushime, por për të luajtur”.

“Konkurrenca është rritur, por unë sa herë vijë e jap maksimumin”, përfundoi portieri. /Telegrafi/