Telegrafi

Samanta publikon klipin e këngës “E jotja”

Samanta Karavella (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

“E jotja” titullohet kënga e re, të cilën Samanta Karavella e ka publikuar me videoklip.

Muzikën e kanë bërë Apollo dhe vet këngëtarja, ndërsa tekstin e kanë shkruar Gent Fatali dhe Muma.

Alandy e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së realizuar në Max Audio.

Ndërsa për anën vizuale është kujdesur Max Production.

Kjo këngë vjen pas projektit “Kush jam” që u pëlqye shumë nga fansat e Samantës.

Videoklipi i asaj kënge u publikua më 26 korrik në YouTube dhe tash pas tri javës është shikuar afro 1.8 milion herë.

Edhe klipi i “Kush jam” u xhirua nga Max Production, ndërsa muzikën e kishte bërë Kledi Bahiti, me tekst të Fifit. /Telegrafi/