Samanta është një prej këngëtareve të lezetshme të estradës shqiptare. Jo rrallë herë ajo edhe di të provokojë.
Bukuroshja shqiptare kësaj radhe është shfaqur nga shtrati, ku ka mbulur trupin e saj me jastëk teksa realizon një imazh tejet joshës. Ajo shfaqet duke telefonuar dikë.
Samanta aktualisht nuk ka të dashur dhe nuk dihet kush ka mundur ta realizojë imazhin e saj nga shtrati. Së paku, publikisht nuk dihet që ka romancë.
Këngëtarja këtë verë pati sukses të madh me projektin “Zemrën Maje” e cila u bë një hit në mesin e femrave. Ndryshe, ajo ishte e angazhuar shumë edhe me koncerte.
Samanta është prej atyre këngëtareve të lezetshme që njihen më shumë për kualitetet vokale dhe projektet se sa për provokimet dhe linjat trupore, megjithatë, ajo duket se ka ndërmend që të ndërrojë qasjen e saj.
Sesionet e fundit të Samantës janë kryesisht seksi dhe tendenca është që të tërhiqet vëmendja e medieve shqiptare për të.
Samanta pritet të publikojë së shpejti projektet e reja muzikore, në një tentim për të dominuar dimrin në diasporë, moment kur ka pak femra shqiptare në skenë.
/Telegrafi/