Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin shumë të ndjekur, “Shiko kush luan”.
Ajo ngeli e fyer javën e kaluar, ku po në të njëjtin emision kolegu i saj Young Zerka, në një nga lojërat e këtij emisioni, qëlloi mbi portretin e saj nën arsyen se sipas tij ishte personazhi që nuk meriton famën që ka.
Dashur pa dashur në këtë pjesë u përfshi edhe Ronela Hajati, e cila ka tash e sa kohë që përflitet se është në lidhje me Young Zerkën, ndonëse ata nuk janë deklaruar asnjëherë rreth kësaj çështje.
“Eh pra, ‘pas një buri’ (pa rr) fshihet një grua e suksesshme si e jotja”, kishte shkruar Samanta, duke iu referuar kështu edhe Ronelës, të cilën dikur e kishte pasur mike shumë të mirë por tani nuk flasin më.
Si për t’ia kthyer atë që tha javën e kaluar, Samanta në një nga lojërat e kësaj jave në “Shiko kush luan”, ku ishte e detyruar ose të tregonte një të vërtetë ose t’i fuste këmbët në pislliqe – kështu ajo zgjodhi të përgjigjet në një prej pyetjeve më interesante.
Në pyetjen se cilët janë dy artistët që kurrë s’do bashkëpunonte me ta, Karavella tha se e para do ishte Ronela, dhe i dyti Young Zerka, duke thënë se sipas saj ishte qëlluar pa të drejtë nga ai javën e kaluar.
Ndërkohë, në dy emrat që do bashkëpunonte me shumë dëshirë, Samanta ka përmendur Aurela Gaçen dhe Ardit Gjebrenë. /Telegrafi/