Telegrafi

Sallah Sherifi ndihet i kënaqur me triumfin ndaj Prishtinës, ka një dedikim të madh për fitoren

Gjilani ka triumfuar në derbin e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur në udhëtim Prishtinën me rezultat 2-0. 

Ekipi ‘kuqebardhë” fitoi në kryeqytetas falë golave të shënuar nga Fiton Hajdari në pjesën e parë dhe Gerhard Progni në minutat shtesë të ndeshje.

Në këtë ndeshje, Gjilani u drejtua nga drejtori sportiv, Sallah Sherifi, i cili zëvendësoi trajnerin Gentjan Mezani, i cili mungon për arsye familjare.

Lexo po ashtu Koliqi hero, Gjilani merr fitore të madhe në kryeqytet ndaj Prishtinës

Kjo fitore e ka bërë të lumtur Sherifin, i cili ka thënë se ndihet i lumtur me angazhimin dhe disiplinën e lojtarëve, ndërsa ka një dedikim për këtë fitore.

“Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Gjithë futbollistët treguan përkushtim maksimal nga minuta e parë dhe jam shumë i kënaqur me atë se çfarë kanë shfaqur, duke i përgëzuar për karakterin dhe disiplinën e shfaqur”, ka thënë fillimisht Sherifi pas ndeshjes.

“Kjo fitore i dedikohet familjes së Smërqakut që humbën anëtarin më të dashur të familjes së tyre Engjullin dhe po ashtu tifozërisë “Skifterat” të cilët e humbën anëtarin e tyre”.

“Kryetrajneri Mezani do të rikthehet së shpejti, pasi që ka disa probleme familjare për t’i rregulluar. Ne e presim atë për t’u rikthyer”, përfundoi drejtori sportiv i Gjilanit. /Telegrafi/