Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fitores së Edi Ramës.
Berisha me anë të një shkrimi në Facebook, ka shkruar se në këto zgjedhje “fitoi droga”, përcjell Telegrafi.
Rama për herë të parë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013, duke u rizgjedhur në vitin 2017 dhe në zgjedhjet e 2021-së, ai i fiton për herë të tretë këto zgjedhje.
Ndryshe, Partia Socialiste pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve është konfirmuar forcë e parë politike me 768,177 vota ose 48.68 për qind.
Partia Demokratike renditet e dyta me 622,234 vota ose 39.43 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim me 107,522 vota ose 6.81 për qind dhe Partia Socialdemokrate me 35,477 ose 2.25 për qind.
Kthyer në mandate, PS ka siguruar 74 deputetë në Kuvendin e ri me 140 ulëse, e ndjekur nga PD me 59 deputetë.
LSI ka marr 4 deputet, kurse PSD e udhëhequr nga Tom Doshi në këto zgjedhje ka marr 3 deputetë. /Telegrafi/