Telegrafi

Salah u dërgon mesazh tifozëve të Egjiptit pas kritikave dhe akuzave

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah ka premtuar se do të bëjë gjithçka që mundet për t’u përgatitur për ndeshjet e fundit të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON).

Yllit egjiptian i mungojnë ndeshjet për vendin e tij gjatë turneut dimëror të mes-sezonit, pasi është rikthyer në Liverpool për rehabilitim pas një dëmtimi të kofshës që pësoi në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Ganës.

Ai u kritikua jashtë mase për rikthimin e tij në Angli, me njerëz që shkuan aq larg saqë e cilësuan edhe tradhtar.

Megjithatë, Salah ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas disa ditësh kritika, duke treguar se ka filluar programin e rehabilitimin dhe pritet të rikthehet në ndeshjen e fundit nëse Egjipti nuk eliminohet.

Lexo po ashtu “Salah është egjiptiani më besnik”, Klopp reagon pas akuzave dhe kritikave për yllin e Liverpoolit

“Dje kam filluar programin e trajtimit dhe rehabilitimit dhe do të bëj gjithçka që të jem gati sa më shpejt dhe të rikthehem në kombëtare siç ishte rënë dakord që në fillim”.

“Unë gjithashtu e dua atë [Egjiptin] dhe njerëzit e tij… përpiquni më shumë”, ka shkruar Salah në një postim në platformën X.

Edhe trajneri i Reds, Jurgen Klopp u tha gazetarëve ditën e djeshme se Salah është egjiptiani më besnik që ka njohur dhe kritikat e akuzat ndaj tij janë të pabaza. /Telegrafi/