Site icon Telegrafi

Salah tregon se a është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah ka dhënë një përditësim për gjendjen e tij fizike përpara finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, pas dy javësh.

Liverpooli mundi Chelsean me penallti (6-2) për të fituar finalen e FA Cup, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 0-0.

Kjo është finalja e dytë e Kupës që Liverpooli i mposht Blutë në penallti pasi fitoi Kupën Carabao në fillim të këtij viti.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Chelsean në penallti dhe fiton trofeun e Kupës FA

Edhe pse tifozët po festojnë, dhe me të drejtë, ka një re të errët të madhe mbi klub pasi dy yjet, Salah dhe Virgil van Dijk u larguan nga ndeshja me lëndime.

Megjithatë, ylli egjiptian trajtoi situatën e tij të lëndimit pas fitores së FA Cup.

Salah i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

Sulmuesi egjiptian u detyrua të largohej në pjesën e parë pas vetëm 33 minutash lojë dhe në vend të tij u inkuadruar Diogo Jota.

Kjo, natyrisht, i bëri tifozët e Liverpoolit të shqetësohen shumë pasi klubi ka finalen e Ligës së Kampionëve më vonë këtë muaj.

Lexo po ashtu Salah shqetëson tifozët e Liverpoolit, lëshon fushën i lënduar në ndeshjen ndaj Chelseat

Pas fitores së Liverpoolit në FA Cup, Mohamed Salah komentoi lëndimin e tij gjatë një bisede me gazetaren, Carrie Brown.

Kur Brown e pyeti Salah nëse do të ishte i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ai u përgjigj: “Po, jam mirë!”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version