Site icon Telegrafi

Salah i tregoi portierit të Egjiptit se ku do gjuante Mane – senegalezi nuk ia doli të shënonte

Senegali dhe Egjipti janë duke u përballur në kuadër të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës.

Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.

Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.

Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.

Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashklojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli. /Telegrafi/

Exit mobile version