Futbollisti egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, është votuar si ‘Futbollisti më i mirë afrikan sipas BBC’ për të dytin vit radhazi.
26-vjeçari ka mposhtur konkurrencën e Medhi Benatia, Kalidou Koulibaly, Sadio Mane e Thomas Partey, për ta fituar këtë çmim.
Në edicionin e kaluar, futbollisti më i mirë i Ligës Premier shënoi 44 gola në 52 ndeshje me Liverpoolin.
“Është një ndjenjë e shkëlqyer që ta fitosh sërish. Jam i lumtur dhe do të doja ta fitoja përsëri në vitin e ardhshëm!”, ka deklaruar Salah.
Salah retains BBC African Footballer of the Year award https://t.co/bNgeYLsKAa pic.twitter.com/7cOMxNIzjs
— CAF (@CAF_Online) December 15, 2018
Krahas frymëzimit që të skuadrës së tij drejt finales në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, ai shënoi dy gola për Egjiptin në Kampionatin Botëror.
Për më shumë, Salah i kishte ndihmuar kombëtares së tij që të kualifikohej në turneun më të madh të futbollit për herë të parë që nga viti 1990.
Më poshtë jua sjellim listën e fituesve të mëparshëm të këtij çmimi:
2017: Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt)
2016: Riyad Mahrez (Leicester City & Algjeri)
2015: Yaya Toure (Manchester City & Bregu i Fildishtë)
2014: Yacine Brahimi (Porto & Algjeri)
2013: Yaya Toure (Manchester City & Bregu i Fildishtë)
2012: Chris Katongo (Henan Construction & Zambi)
2011: Andre Ayeë (Marseille & Gana)
2010: Asamoah Gyan (Sunderland & Gana)
2009: Didier Drogba (Chelsea & Bregu i Fildishtë)
2008: Mohamed Aboutrika (Al Ahly & Egjipt)
2007: Emmanuel Adebayor (Arsenal & Togo)
2006: Michael Essien (Chelsea & Gana)
2005: Mohamed Barakat (Al Ahly & Egjipt)
2004: Jay-Jay Okocha (Bolton & Nigeri)
2003: Jay-Jay Okocha (Bolton & Nigeri)
2002: El Hadji Diouf (Liverpool & Senegal)
2001: Sammy Kuffour (Bayern Munich & Gana)
/Telegrafi/