Site icon Telegrafi

“Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad” – trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ish-trajneri i West Ham, Slaven Bilic, ka zbuluar se Mohamed Salah ishte në prag të një lëvizjeje në Ligën Saudite Pro, me transferimin e tij në Al-Ittihad pothuajse të konfirmuar. 

Bilic, i cili ka kaluar kohë në Arabinë Saudite duke punuar me Al Fateh, shpjegoi se e gjithë Arabia Saudite po e priste lëvizjen dhe dukej si një marrëveshje e përfunduar. 

“Patjetër që ka pasur një ndryshim këtë sezon nën drejtimin e Arne Slot pasi, duke qenë në Arabinë Saudite vitin e kaluar, e di që ai nuk ishte i lumtur nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe ne prisnim që ai të lëvizte”. 

Bilic (Getty)

“E gjithë Arabia Saudite ishte gati për të dhe ai do të ishte ylli i ligës. Për sa i përket neve të gjithë, ajo u krye dhe Mo Salah do të bashkohej me Al-Ittihad. Nuk u habita që ai nuk lëvizi, megjithatë”. 

“Ai e di se mundësia për lëvizje është aty për të kur ai dëshiron të largohet nga Liverpooli. Nuk është një projekt njëvjeçar “merre ose lëre” në Arabinë Saudite”, ka thënë Bilic. /Telegrafi/  

Exit mobile version