Telegrafi

Salah, Mane dhe Firmino thyejnë rekordin e BBC-së në Ligën e Kampionëve

Firmino, Mane, Salah (Getty Images)

Treshja e sulmit të Liverpoolit e përbërë nga Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino po vazhdojnë të mahnitin me paraqitjet e tyre.  

Liverpooli ha humbur nga Roma me rezultat 4-2, por i kanë eliminuar italianët nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Mane për epërsinë e Liverpoolit 0-1 dhe ku gol ka bërë që të thyhet një rekord i madh në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu MSF, treshja e momentit në futbollin evropian

Me golin e senegalezit, treshja e famshme e Liverpoolit Salah-Mane-Firmino kanë arritur në kuotën e 29 golave brenda këtë tij sezoni në garën elitare evropiane, ku egjiptiani dhe braziliani kanë nga 10 gola, ndërsa senegalezi nëntë sosh.

Me këto 29 gola, treshja sulmuesi e Liverpoolit ka thyer rekordin e mbajtur deri tani nga treshja e njohur e Real Madridit, Bale-Benzema-Cristiano e njohur si BBC.

BBC (Getty Images)

BBC kishte 28 gola në Ligën e Kampionëve në edicionin 2013/15, atë vit kur Reali arriti ta fitojë edhe trofeun duke mposhtur në finale Atletico Madridin.

Lexo po ashtu Dhjetë treshet sulmuese më të mira në shekullin 21 (Foto)

Treshja e Liverpoolit ka mundësi të mirë ta thellojë edhe më shumë këtë rekord në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me 26 maj, pikërisht ndaj Mbretërve.

Ndryshe, Mane theu edhe një rekord tjetër duke shënuar plot nëntë gola në 10 ndeshjet e tij të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/