Telegrafi

Salah mahnit bashkëlojtarët me golin mbresëlënës me vole në stërvitje

(Foto: Screenshot/Twitter/Liverpool FC)

Bashkëlojtarët e Mohamed Salah janë mahnitur nga egjiptiani, pasi shënoi një gol mbresëlënës gjatë stërvitjeve të të enjtes.

Para ndeshjes së Kupës FA që Liverpooli e zhvillon ndaj Brightonit të dielën, anësori po bënte disa stërvitje në gjuajtje, së bashku me Trent Alexander-Arnold dhe Harvey Elliott.

Të tre lojtarët dukeshin të saktë përpara portës, ndërsa secili gjeti rrjetën, por ishte Salah ai që e çoi përfundimin në një nivel tjetër kur goditi me vole me këmbën e tij të majtë për ta dërguar topin në këndin e sipërm të portës.

Derisa topi po fluturonte drejt portës nuk munguan reagimet e bashkëlojtarëve të befasuar, derisa të tjerët qeshnin teksa lojtari festonte.

Lexo po ashtu Liverpooli bën një lëvizje befasuese për të zëvendësuar Salah

Më pas ai u kthye drejt kamerës duke bërë shaka dhe duke e bërë të qartës se ky ishte goli më i bukur në stërvitje. /Telegrafi/